Lidhje

Tetovë:Hapet universiteti - 2001-11-21


Në Tetovë u hap Universiteti i Europës Jug Lindore. Në universitetin shumë-etnik mësimet do të zhvillohen në shqip, maqedonisht dhe anglisht.

Në fjalën e mbajtur në ceremoninë e hapjes, përfaqësuesi i Organizatës për Sigurimin dhe Bashkëpunim në Evropë, zoti Max van der Stoel tha se instituti do të kontribojë drejt harmonisë etnike dhe rritjes së stabilitetit në Maqedoni. Tetova banohet kryesisht nga shqiptarë dhe deri vjet gjuha shqipe nuk ishte lejuar të përdorej si gjuhë mësimi në shkollat e ciklit të lartë.

Shkolla është financuar nga mjete financiare lokale dhe ndërkombëtare dhe do të sigurojë midis të tjerash kualifikim në fushën e drejtësisë dhe biznesit.

XS
SM
MD
LG