Lidhje

Talebani dobësohet - 2001-11-25


Në Afganistan, Aleanca Veriore duket se është pranë marrjes së bazës kryesore të talebanëve në veri, qytetit Kunduz.

Sipas agjencive të lajmeve, komandantë të Aleancës Veriore thonë se ushtarët e tyre kanë hyrë në qytetin e rrethuar ndërkohë që rezistenca e luftëtarëve talebanë po dobësohet. Këto njoftime nuk janë konfirmuar nga burime të pavarura.

Sot, qindra ushtarë talebanë iu dorëzuan sot forcave të Aleancës jashtë Kunduzit. Qyteti vazhdon të mbrohet nga një numër i panjohur ushtarësh talebanë, disa prej të cilëve besnikë të rrjetit al-Qaida të Osama bin Ladenit.

Forcat e Aleancës Veriore po e mbajnë të rrethuar qytetin qysh prej dy javësh. Rënia e tij do të ishte një grusht i rëndë për talebanët, të cilëve do t’u mbetej vetëm një qytet kryesor, Kandahari në jug, i cili shihet si baza e lëvizjes së tyre.

XS
SM
MD
LG