Lidhje

Intervistë me Albin Kurtin pas lirimit - 2001-12-08


Albin Kurti, një nga udhëheqësit e lëvizjes studentore të para luftës në Kosovë dhe veprimtar politik i ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u lirua mbrëmë nga burgu i Nishit, në Serbi. Zoti Kurti, i arrestuar në prill të vitit 1999, ishte dënuar me 15 vjet heqje lirie nga një gjykatë e Serbisë, nën akuzat për veprimtari armiqësore dhe terrorizëm. Mbrëmë, pasi mbërriti në Prishtinë, zoti Kurti i dha një intervistë korrespondentit tonë, Shefki Morina, në të cilën mes të tjerash kërkon një angazhim më të madh nga ana e autoriteve ndërkombëtare dhe atyre vendore për lirimin e të gjithë shqiptarëve që vazhdojnë të mbahen në burgjet serbe.

XS
SM
MD
LG