Lidhje

Takimi Powell-Putin - 2001-12-10


Sekretari amerikan i Shtetit, Colin Powell, ka në plan të takohet sot në Moskë me presidentin rus, Vladimir Putin, për bisedime mbi rrugët për të luftuar terrorizmin ndërkombëtar. Sekretari Powell tha se takimi do të ndihmojë për të çuar përpara dialogun strategjik amerikano rus mbi çështje ekonomike, ushtarake dhe ato të kontrollit të armëve. Pritet që shefi i diplomacisë amerikane dhe udhëheqësi rus të diskutojnë edhe rreth planeve amerikane për mbrojtjen nga raketat, shkurtimeve të mundshme në arsenalin bërthamor të Rusisë dhe përpjekjeve të Rusisë për anëtarësim në Organizatën Botërore të Tregtisë si edhe intergrimin e saj në Nato.

XS
SM
MD
LG