Lidhje

Britania ofron rol udhëheqës për forcën paqeruajtëse në Afganistan - 2001-12-11


Kryeministri britanik Tony Blair tha se vendi i tij është i gatshëm të luajë rol udhëheqës në krijimin e një force paqeruajtëse që do të dërgohet në Afganistan, por shtoi se vendimi përfundimtar ende nuk është marrë.

Kryeminsitri britanik tha se ende nuk janë hartuar hollësitë, por vendimi mund të merret shumë shpejt. Komentet e tij pasojnë takimin në Londër me sekretarin amerikan të Shtetit, Colin Powell.

Sekretari Powell tha se administrata e presidentit Bush nuk ka vendosur ende se çfarë drejtimi do të marrë fushata ndërkombëtare kundër terrorizmit tani që duket se luftimet në Afganistan po i afrohen fundit. Shtetet e Bashkuara tha sekretari Powell, do të konsultohen me partnerët e koalicionit dhe ai theksoi rëndësinë e shkatërrimit plotësisht të rrjetit terrorist Al-Qaida kudo ku të ndodhen anëtarë të tij në vende të ndryshme të botës. Sekretari Powell iu përgjigj kështu një pyetje për operacione të mundhsme anti-teroriste në Somali, Jemen ose Irak.

Britania ishte ndalesa e fundit e sekretarit Powell në turneun që bëri në 9 vende gjatë të cilit shkoi edhe në Turqi, Rusi dhe në Azinë Qendrore. Para Londres sekretari Powell ishte në Paris ku u takua me presidentin francez, Jacques Chirac në Paris.

XS
SM
MD
LG