Lidhje

Itali: 19 të vdekur nga zjarri - 2001-12-16


Të paktën 19 vetë humbën jetën dhe afro 8 të tjerë janë plagosur nga zjarri që përfshiu një klinikë për të moshuarit në Italinë e jugut.

Ndër viktimat kishte nëntë burra dhe 8 gra. Autoritetet thonë se zjarri shpërtheu sot në orët e para të mëngjesit në Buccino, në rajonin e Kampanjës.

Zjarrfikësit thonë se flakët u përhapën brenda pak minutash dhe shumë prej viktimave u gjetën në shtretër, siç duket të asfiksuar nga tymi. Klinika u shkatërrua plotësisht.

Për të zbuluar shkakun e zjarrit ka filluar procesi hetimor.

XS
SM
MD
LG