Lidhje

Vidiokaseta e bin Ladenit - 2001-12-21


Disa përkthyes thonë se një shqyrtim i mëtejshëm i një videokasete që tregon Osama bin Ladenin duke u mburrur për sulmet terroriste të 11 shtatorit, tregon se kopja e qeverisë amerikane ka disa mangësi.

Përkthyesit thonë se bin Ladeni përmend emrat e disa rrëmbyesve të avionëve dhe ia rekomandon ata perëndisë. Ata janë Nawaq Alhamzi dhe Salem Alhamzi.

Përkthyesit thonë se kopja e qeverisë amerikane lë gjithashtu jashtë një fragment, në të cilin mikpritësi i bin Ladenit thotë se ishte futur kontrabandë në Afganistan me ndihmën e anëtarëve të policisë fetare të Arabisë Saudite.

Qeveria amerikane nuk ka bërë komente lidhur me përkthimin e ri. Kopja e qeverisë amerikane kishte disa pjesë që nuk ishin përkthyer dhe përshkruheshin si të padëgjueshme.

XS
SM
MD
LG