Lidhje

Afganistan: 7 mijë robër - 2001-12-21


Koalicioni anti-terrorist i drejtuar nga Shtetet e Bashkuara thotë se fraksionet afgane dhe forcat amerikane po mbajnë në Afganistan rreth 7 mijë robër talebanë dhe të Al-Qaidës.

Zëdhënësi i koalicionit, Kenton Keith tha se ai mund të japë vetëm një shifër të përfërt sepse situata ndryshon pothuajse çdo orë.

Zoti Keith tha gjithashtu se nuk mund të jepte numra të veçantë për robërit talebanë dhe të al-Qaidës, pasi sipas tij, procesi i identifikimit të robërve vazhdon.

XS
SM
MD
LG