Lidhje

Papa mbajti Meshën e Krishlindjes - 2001-12-25


Papa Gjon Pali i Dytë mbajti Meshën e Krishtlindjes brenda Kishës së Shën Pjetrit, duke u bërë thirrje të krishterëve, hebrejve dhe myslimanëve të punojnë së bashku për paqe. Nën masa të rrepta sigurimi, Papa 81-vjeçar tha se zemra e tij ishte e shqetësuar nga luftërat, tensionet sociale dhe kushtet e mjeruara, në të cilat jetojnë shumë qënie njerëzore. Në një lutje gjatë Meshës së Mesnatës, Papa tha se mesazhi i Krishtit për dritë dhe shpresë, është akoma i vlefshëm në botën e ditëve tona. Sot Papa do të mbajë fjalimin e tij tradicional me rastin e ditës së krishtlindjes, me urime në dhjetëra gjuhë, që do t’u drejtohen pelegrinëve të mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit.

XS
SM
MD
LG