Lidhje

Sulmi i Hamasit prish qetësinë në Lindjen e Mesme - 2002-01-09


Katër ushtarë izraelitë dhe dy palestinezë të armatosur u vranë sot pas një sulmi kundër një post-komande ushtarake izraelite në afërsi të kufirit me Rripin e Gazës. Ushtria izraelite tha se ushtarët e saj u vranë kur palestinezët e armatosur me granata dhe armë automatike kaluan sot herët në mengjes zonën kufitare dhe sulmuan post-komanden ushtarake në afërsi të qytetit Kerem Shalom. Gjatë këtij sulmi u plagosen edhe dy ushtarë izraelitë. Ushtria izraelite tha se trupat e saj pastaj vranë dy palestinezët në fjalë. Për këtë sulm përgjegjësinë e mori grupi ekstremist islamik Hamas. Autoriteti Palestinez e dënoi këtë sulm, i cili prishi një qetësi relative që mbizotroi për disa ditë me radhë.

XS
SM
MD
LG