Lidhje

Nga Afganistani - 2002-01-10


Agjencia e lajmeve Shtypi Islamik Afgan me bazë në Pakistan njofton se aeroplanët amerikanë bombarduan gjatë natës baza në Afganistanin lindor, ky mendohet të fshihen anëtarë të rrjetit Al-Kaida.

Sipas kësaj agjencie, sulmet në rajonin në afërsi të kufirit me Pakistanin filluan dje vonë dhe vazhduan deri sot në mëngjes. Shtypi Islamik Afgan njofton gjithashtu se 50 ushtarë të tjerë amerikanë u dërguan në zonë dje vonë, ku ndodheshin 100 ushtarë të tjerë, të cilët vazhdonin kërkimet për forca të mbetura talebane dhe të rrjetit Al-Kaida.

Ndërkohë, udhëheqësi i përkohshëm afgan, Hamid Karzai, bëri dje thirrje që të gjitha fraksionet afgane të bashkohen për krijimin e një ushtrie kombëtare. Në një fjalim që u transmetua nga televizioni, zoti Karzai tha se përparësitë e tij kryresore ekonomike janë kontrolli i inflacionit, përmirësimi i prodhimeve të brendshme dhe krijimi i vendeve të reja pune.

XS
SM
MD
LG