Një ekstremist i njohur palestinez u vra në Tulkarm të Bregut Perëndimor si pasojë e një shpërthimi bombe, për të cilin zyrtarët palestinezë fajësojnë Izraelin. Raed Karmi ishte udhëheqësi lokal i fraksionit të armatosur, që ka lidhje me lëvizjen Fatah të presidentit palestinez, Jaser Arafat. Ai kërkohej nga autoritetet izraelite në lidhje me disa sulme vrasëse, duke përfshirë edhe vrasjen javën e kaluar të 2 pronarëve restorantesh. Deri tani, Izraeli nuk ka bërë ndonjë koment lidhur me incidentin e sotëm. Megjithatë, zoti Karmi i shpëtoi një sulmi izraelit me helikoper, nga i cili u vranë 2 palestinezë të tjerë në veturën e tij. Ndërkohë, Ministri i Jashtëm i Spanjës, Josep Piqe, do të fillojë një udhëtim një javor në Lindjen e Mesme, ndërkohë që Bashkimi Evropian përpiqet të ndihmojë në ringjalljen e bisedimeve të paqes. Aktualisht Spanja ka kryesinë e radhës të Bashkimit Evropian. Ministri i jashtëm Pike shkon së pari në Jordani, pastaj në Egjipt, Izrael, Autoritetin Palestinez dhe në Liban.