Lidhje

20 të plagosur në Jeruzalem (22 janar) - 2002-01-22


Një palestinez i armatosur plagosi të paktën 20 vetë në qendër të Jeruzalemit para se të vritej nga policia izraelite. Personi që sulmoi u identifikua si pjestar i një fraksioni të armatosur të lidhur me organizatën Fatah që kryesohet nga udhëheqësi palestinez, Yasser Arafat. Incidenti ndodhi ndërkohë që grupi ekstremist palestinez Hamas kërcënonte se do të ndërmerrte një luftë të përgjithshme kundër Izraelit, pasi forcat izraelite vranë katër anëtarë të Hamasit gjatë trazirave në qytetin e Nablusit në Bregun Perëndimor. Ndërkaq, forcat izraelite u tërhoqën nga qyteti i Tulkarmit, i cili administrohen nga palestinezët, pasi e pushtuan qytetin për afro 30 orë, por nuk e kanë hequr ende bllokadën rreth tij.

XS
SM
MD
LG