Lidhje

Armëpushim në Afganistan(4 shkurt) - 2002-02-04


Një delegacion i qeverisë afgane dhe ndërmjetës të OKB-së njoftojnë se është bërë përparim në përpjekjet për zgjidhjen e një konflikti të përgjakshëm fraksional në Afganistanin lindor.

Ata dhanë hollësi të tjera rreth armëpushimit të përkohshëm, por bisedimet janë në plan të rifillojnë sot.

Më shumë se 50 veta u vranë javën e kaluar në Gardez, kryeqyteti i krahinës Paktia, në luftimet midis forcave të një këshilli vendor dhe përkrahësve të guvernatorit të sapo emruar të krahinës. Udhëheqësit fisnorë e akuzojnë guvernatorin e ri, Padshah Khan, për korrupsin dhe i kanë kërkuar Kabulit që ta zëvendësojë atë.

Guvernatori dhe përkrahësit e tij të armatosur u dëbuan nga qyteti ditën e enjte, pas dhunës më të rëndë që nga përmbysja e regjimit taleban në dhjetor. Ai thotë se përkrahësit e tij janë të gatshëm të luftojnë për kontrollin e qytetit.

Njoftohet se përleshje midis forcave fisnore pati edhe dje në afërsi të qytetit Mazar-i-Sharif midis forcave uzbeke të gjeneralit Rashid Dostam dhe forcave të një komandanti taxhik.

XS
SM
MD
LG