Lidhje

Ministri i jashtëm taleban dorëzohet (9 shkurt) - 2002-02-09


Forcat amerikane në Afganistan po mbajnë të ndaluar ish-zyrtarin më të lartë Taleban, që dihet të jetë kapur deri tani, ish-Ministrin e Jashtëm Taleban, Wakil Ahmed Muttawakil. Forcat amerikane po e marrin atë sot në pyetje, me shpresën për të mbledhur informacion që mund të ndihmojë në kërkimin e udhëheqësve të tjerë të lartë Talebanë. Në Kabul, Ministri i Jashtëm i përkohshëm Abdullah tha se ish udhëheqësit talebanë, si Mullah Muttawakil duhet të trajtohen si kriminelë lufte. Ndërkohë, trupa amerikane ndodhen në zonën e largët Zawar Kili në Afganistanin Lindor për të hetuar vendin ku të hënën u krye një sulm amerikan me raketa që mund të ketë shkaktuar vdekjen e disa anëtarëve të rëndësishëm të al-Qaida-s.

XS
SM
MD
LG