Lidhje

Lojrat Olimpike Dimërore, dita II (10 shkurt) - 2002-02-10


Në ditën e dytë të konkurrimit në Lojrat Olimpike Dimërore në qytetin Salt Lake të shtetit Utah, shpërndahen çmimet për pesë gara. Kampionët shpallen sot në kërcim, ecje me ski, rrëshqitje me ski për meshkuj, rrëshqitje me bord për gra dhe në garën e shpejtësisë me patina. Atletë nga vende evropiane, ku janë të zhvilluara sportet dimërore, u vunë që herët të shtunën në krye të garës për medaljet e arta. Skiatorja e njohur italiane, Stefania Belmondo mori medaljen e parë të artë të Lojrave të nëntëmbëdhjeta Olimpike Dimërore, duke dalë fituese e garës së ecjes me ski, për 15 kilometra stil i lirë për femra. Belmondo u pasua nga Jochem Uytdehaage, një konkurrent i ri në garën e shpejtësisë me patina, që vendosi një rekord botëror, si fitues i garës së 5-mijë metërshit për meshkuj.

XS
SM
MD
LG