Lidhje

Ministri afgan i Mbrojtjes në Moskë(11shkurt) - 2002-02-11


Ministri afgan i Mbrojtjes, Mohamed Fehimi, ndodhet në Moskë ku do të kërkojë ndihmë për ngritjen e një ushtrie kombëtare dhe t’i këtkojë Moskës të rifillojë dërgimin e armëve në Kabul.

Zoti Fehimi pritet të takohet sot me ministrin rus të Mbrojtje, Sergei Ivanov, për diskutime rreth bashkëpunimit ushtarak. Udhëheqja e re afgane kërkon ndihmë për krijimin e një ushtrie të aftë për të shtypur dhunën fraksionale, si atë që i dha rastin lëvizjes Taleban të merrte nën kontroll pjesën më të madhe të vendit në vitin 1996.

Gjatë vizitës së tij një javëshe në Moskë, zoti Fehimi do të ketë takime edhe me eksportuesit e pajisjeve ushtarake dhe me zyrtarë të ministrive ruse të Punëve të Jashtme dhe të Rasteve të Jashtëzakonëshme për diskutime rreth luftës kundër terrorizmit dhe gjendjes humanitare në Afganistan.

Nga fundi i janarit, udhëheqësi i përkohshëm afgam, Hamid Karzai, mori një premtim nga presidenti Bush për ndihmë amerikane në përpjekjet për krijimin e forcave kombëtare ushtarake dhe policore.

Zoti Karzai u kërkoi edhe Këshilli të Sigurimit të OKB-së e kryeministrit britanik Tony Blair, që ta zgjerojnin forcën paqeruejtëse ndërkombëtare që aktualisht shërben vetëm në Kabul, në mënyrë që të mund të përdoret për ruajtjen e paqes edhe në qytete të tjera afgane. Kjo përpjekje ka qenë deri tani e pasuksesshme. Aktualisht Britania kryeson forcën paqeruejtëse në Kabul.

Rusia ka theksuar se nuk ka plane të dërgojë trupa në kuadër të misionit paqeruejtës ndërkombëtar në Afganistan.

XS
SM
MD
LG