Lidhje

Carla del Ponte kërkon ndihmën e autoriteteve serbe (15 shkurt) - 2002-02-15


Kryeprokurorja e Gjykatës së Krimeve të Luftës, në Hagë, Carla del Ponte u kërkoi ndihmë autoriteteve serbe në Bosnje të gjejnë dhe arrestojnë të akuzuarit për krime lufte si Radovan Karaxhiçi dhe ta ekstradojnë atë në Hagë.

Zonja Del Ponte tha se komuniteti ndërkombëtar e di se zoti Karaxhiç ndodhet në republikën serbe të Bosnjes dhe ajo u kërkoi ndihmë autoriteteve lokale ta gjejnë dhe arrestojnë atë. Kryeprokurorja e Hagës i bëri komentet e saj në qytetin e Banja Llukës pas bisedimeve me kryeministrin e serbëve të Bosnjes Mlladen Ivanic. Udhëheqësi i serbëve të Bosnjes tha se ai nuk e di ku ndodhet zoti Karaxhiç.

Zonja Del Ponte tha se ajo sugjeroi që serbët e Bosnjes ta gjejnë dhe arrestojnë atë deri në tetor. Në se kjo ndodh, tha zonja Del Ponte, ai mund të dalë në gjy së bashku me të akuzuarit e tjerë si kryetari i parlamentit të serbëe të Bosnjes Momcillo Krajishnik dhe ish presidenten e serbëve të Bosnjes Biljana Pllavsiç.

XS
SM
MD
LG