Lidhje

Salt Lake 2002 (15 shkurt) - 2002-02-15


Pas një debati të ashpër që rrezikoi të hidhte hije mbi lojrat olimpike dimërore në Salt Lake City, çifti kanadez i patinazhit do të marrë medaljet e arta. Dyshja kanadeze, Jamie Sale dhe David Pelletier u radhit e dyta pas rusëve Yelena Berzhnaya dhe Anton Sukharudlidz në konkurrimin e çifteve në patinazhin artistik të hënën, duke shkaktuar një valë kritikash. Sot, në një konferencë shtypi, presidentët e Komitetit Ndërkombëtar Olimpik dhe Sindikatës Ndërkombëtare të Patinazhit, e pezulluan një anëtare franceze jurie për të meta në detyrë, gjë që, sipas tyre nuk lejoi që dy çiftet që të trajtoheshin në mënyrë të barabartë.

Problemi lindi pas një vendimi të anëtares së jurisë që i dha të hënën medaljet e arta çiftit rus, pavarësisht nga një gabim teknik i tyre dhe nga një interpretim i përsosur patinazhi nga ana e kanadezëve. Presidenti i Sindikatës Ndërkombëtare të Patinazhit, Ottavio Cinquanta tha se anëtarja franceze e jurisë Marie-Rein Le Gougne, që dha votën vendimtare 5-4, sipas fjelëve të tij, i ishte nënshtruar ”një lloj presioni”.

Zoti Cinquanta u takua me Presidentin e Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, Jacques Rogge për të zgjidhur mosmarrëveshjen. Çifti rus, Yelena Berezhnaya dhe Anton Sikharulidze, do t’i mbajë medaljet e arta.

XS
SM
MD
LG