Lidhje

NASA: problemi në ”Columbia” jo aq serioz (2 mars) - 2002-03-02


Agjencia amerikane e hapësirës shprehu besimin se një problem ftohjeje në anijen ajrore ”Columbia” nuk është aq serioz, sa të bëjë të dështojë misionin për të riparuar teleskopin e hapësirës Hubble. Zyrtarët amerikanë do të takohen sot për të marrë një vendim përfundimtar, për mundësinë e përfundimit të misionit, më herët nga ç’ishte parashikuar. Drejtuesit e anijes vazhdojnë ta kenë nën shqyrtim rrjedhën e pakësuar të freonit, në njërin nga dy radiatorët e duhur që ndihmojnë në uljen e nxehtësisë të jashtëzakonshme, të shkaktuar nga fërkimi atmosferik. Teknikët e anijes besojnë se qarkullimi i freonit freskues është i mjaftueshëm, pavarësisht nga një farë bllokimi. Zyrtarët e hapësirës thonë se shtatë atronautët në bordin e anijes nuk janë në rrezik, sepse sistemi tjetër ftohës po punon normalisht.

XS
SM
MD
LG