Lidhje

Izrael: shpërthim vetëvrasës; 10 të vdekur (3 mars) - 2002-03-02


Helikopterë izraelit qëlluam me raketa kundër zyrave palestineze të sigurimit në qytetin Bethlehem të Bregut Perëndimor.

Sulmi i sotëm shkaktoi shpërthimin e zjarrit në disa ndërtesa, por nuk ka njoftime për viktima. Palestunezët thonë se helikopterë janë parë edhe mbi zona të tjera përreth qytetit Bethlehem.

Izraeli njofton se sulmi u ndërmor në shenjë hakmarrjeje ndaj shpërthimit të djeshëm vetvrasës nga një ekstremist i ri palestinez. Shpërthimi ndodhi në një lagje të Jeruzalemit, ndërkohë që banorët po dilnin nga sinagoga. 9 izraelitë, përfshirë një fëmijë të vogël, u vranë në këtë sulm, që shkaktoi edhe plagosjen e 35 izraelitëve të tjerë. Edhe autori i sulmit humbi jetën.

Brigada Martirët Al-Aksa, një fraksion i shkëputur nga lëvizja Fatah e udhëheqësit palestinez, Jaser Arafat, mori përgjegjësinë për shpërthimin. Autori i sulmit ishte nga një kamp refugjatësh në afërsi të Bethlehemit.

Izraeli fajsoi menjëherë Jaser Arafatin, duke thënë se ai nuk ka arritur të frenojë ekstremistët. Autoriteti Palestinez e ka dënuar shpërthimin, por thotë se kryeministri izraelit, Ariel Sharon, është përgjegjës për shkallëzimin e dhunës në rajon. Zoti Sharon ka në plan të takohet sot me anëtarët e kabinmetit për diskutime rreth zhvillimeve të fundit.

Ndërkohë, zyrtarë izraelitë thanë dje se ushtria po përgatitet të tërhiqet nga dy kampe refugjatësh në Bregun Perëndimor që pushtoi ditën e enjte.

XS
SM
MD
LG