Lidhje

Forcat amerikane fillojnë Operacionin Harpoon - 2002-03-14


Ushtarë amerikanë dhe kanadezë janë pozicionuar në majë të një vargmali kyç në Afganistanin lindor, për të asgjësuar çdo luftëtar të Al-Kaidës dhe taleban, që vazhdon të fshihet në këtë rajon.

Zyrtarë ushtarakë thonë se rreth 500 trupa kanadeze dhe 100 amerikane po marin pjesë në Operacionin Harpoon, i cili filloi sot në mëngjes. Ky operacion pason ofensivën gati 2 javore, të njohur si Operacioni Anakonda, gjatë të cilit ushtria amerikane tha se forcat aleate shkatërruan pjesën më të madhe të forcave armike në luginën Shah-e-Kot, afër kufirit me Pakistanin.

Ndërkohë, presidenti Bush tha se nuk do të lëkundet e as nuk do të lodhet në luftën kundër terrorizmit. Ai shtoi se udhëheqësi i rrjetit terrorist Al-Kaida vazhdon të fshihet, por lufta kundër terrorizmit duhet të vazhdojë.

XS
SM
MD
LG