Lidhje

Kalendari Historik 27 mars - 2002-03-27


Më 27 mars, të vitit 1952, Presidenti Harry Truman dhe familja e tij u kthyen përsëri në Shtëpinë e Bardhë pas një periudhe katë-vjeçare. Ata jetonin në shtëpinë Blair përballë saj, që përdoret zakonisht si shtëpi pritjeje, ndërkohë që Shtëpia e Bardhë po rikonstruktohej. Ky ishte restaurimi më i plotë i ndërtesës më të vjetër në kryeqytetin amerikan që është përdorur pa ndërprerje. Riparimi i Shtëpisë së Bardhë filloi në vitin 1948, kur inxhinierët konstatuan se struktura mbajtëse e ndërtesës ishte gati të shëmbej. Studimi i strukturës së Shtëpisë së Bardhë filloi kur Presidenti Truman nxorri kyçin e këmbës kur një pjesë e katit të dytë, që shërben si mjedis për akomodimin e familjes u ça. Për të ruajtur origjinalitetin e saj, arkitektët vendosën që të restauronin pamjen e jashtme të ndërtesës dhe të rikonstruktonin të gjitha mjediset e brendëshme të saj. Ata u përpoqën të ruanin sa më shumë që të ishte e mundur nga materiali origjinal për ta përdorur atë gjatë rikonstruksionit.

Më 27 mars të vitit 1964, pjesa jugore e Alaskës u godit nga tërmeti më i fuqishëm që kishte rënë ndonjëherë në Amerikën e Veriut, i cili shkatërroi qytetet e fshatrat e saj. Sizmologët thanë se tërmeti kishte një magnitudë 8,4 sipas shkallës Richter. Qyteti më i madh t’i Alaskës, Anchorage, pësoi dëme me një vlerë prej 400 milionë dollarësh. Radio-reporteri pensionist, Herb Schenlain, e përshkroi kështu shkatërrimin e Anchorage-it: Mënyra e vetme për të përshkruar qytetin Anchorage, në shumë pjesë të tij, është skena e fundit e shkatërrimeve në filmin “Godzilla”, e që mudn të themi se ajo është xhiruar në këtë qytet. Tërmeti i fuqishëm që goditi Alaskën shkatoi valët sizmike të oqeanit paqësor, që njihen me emrin Tsunamis dhe që përfshinë ishullim Midway, Havain, Siberinë dhe Japoninë.

XS
SM
MD
LG