Lidhje

Washingtoni mirëpret vendimin e Lidhjes Arabe - 2002-03-28


Administrata e presidentit Bush mirëpriti mbështetjen njëzëri nga ana e Lidhjes Arabe të planit saudit për paqe në Lindjen e Mesme.

Mirëpo, Shtëpia e Bardhë nuk pret që mbështetja e planit nga ana e udhëheqësve arabë të çojë në ndalimin e shpejtë të dhunës në rritje midis Izraelit dhe palestinezëve.

Plani i parqitur nga princi trashëgimtar saudit Abdullah parashikon normalizimin e plotë të marrëdhënieve midis Izraelit dhe botës arabe në shkëmbim të tërheqjes izraelit nga tokat e pushtuara në vitin 1967. Propozimi bën gjithashtu thirrje për njohjen e një shteti palestinez me Jeruzalemin si kryeqytet si dhe për kthimin e refugjatëve palestinezë.

Zëdhënësi i departamentit amerikan të Shtetit, Richard Boucher, tha se shpreson që mbështetja arabe për planin saudit do të shërbejë si katalizator për procesin e paqes.

Mirëpo, zyrtarë izraelitë e kanë kritikuar planin, duke thënë se është tepër i paqartë dhe kanë paralajmëruar se kthimi i refugjatëve palestinezë do të kërcënonte sigurinë e Izraelit.

XS
SM
MD
LG