Lidhje

OKB mbështet nismën e re amerikane në Lindjen e Mesme - 2002-04-05


Këshilli i Sigrimit i Kombeve të Bashkura mbështeti njëziri misionin e javës së ardhshme të sekretarit amerikan të shteit, Colin Powell, në lindjen e Mesme dhe bëri thirrje për tërheqjen e menjëherëshme izraelite.

Në një rezolutë të miratuar dje me 15 vota në favor dhe asnjë kundër, Këshilli i Sigurimit kërkon që Izraeli të zbatojë rezolutën 14-02 që u miratua ditën e shtunë.

Në të bëhet thirrje për një armëpushim kuptimplotë dhe tërheqjen e trupave izraelite nga zonat e sapo pushtuara palestineze të Bregut Perëndimor.

Para votimit, sekretari i përgjithshëm, Kofi Annan, tha se duket që Izraeli ka marrë një rrugë që çon drejt shkallëzimit të dhunës. Ai tha gjithashtu se dërgimi i udhëheqësit palestinez në mërgim të detyrueshëm, siç ka kërcënuar Izraeli, do të ishte një veprim i pamatur dhe i paligjshëm, siç u shpreh ai.

Zoti Annan i bëri thirrje Izraelit të lejojë të dërguarë rusë, evropianë dhe të OKB-së të takohen me zotin Arafat në kompleksin e tij në Ramallah.

Ndërkaq, zyrtarë evropianë përshëndetën nismën amerikane për të luajtur rol më aktiv në përpjekjet për t’i dhënë fund dhunës. Diplomatë arabë në Washington paralajmërojnë se Shtetet e Bashkuara duhet të bëjnë më shumë për të ushtruar trysni ndaj qeverisë izraelite që të ndryshojë palitikën e saj ushtarake.

Protesta në mbështetje të palestinezve vazhduan dje nëpër kryeqytete në Lindjen e Mesme, Evropë dhe në Amerikën Latine

XS
SM
MD
LG