Lidhje

Washingtoni intensifikon përpjekjet diplomatike - 2002-04-06


Presidenti Bush tha se pret që Izraeli të fillojë tërheqjen nga qytetet dhe fshatrat palestineze sa më shpejt që të jetë e mundur. Zëdhënësi Shtëpisë së Bardhë, Ari Fleischer, tha se presidenti e pranon se zhvillimet në Lindjen e Mesme marrin kohë, por theksoi se presidenti Bush pret rezultate. Dje u bë e ditur se sekretari i shtetit, Colin Powell, do të niset nesër për në Lindjen e Mesme, në kuadër të përpjekjeve për t’u dhënë fund luftimeve izraelito palestineze. Mirëpo, Shtëpia e Bardhë njofton se sekretari Powell nuk ka në plan të takohet me udhëheqësin palestinez, Jaser Arafat. Zëdhënësi Fleischer tha se ai do të takohet vetëm me ata që kanë luaftur rol konstruktiv në përpjekjet e paqes. Sekretari Powell tha dje, pas takimit në Washington me ministrin e jashtëm të Jordanisë, Marwan Al-Muasher, se Izraeli nuk duhet të presë për arritjen e tij në rajon për të filluar nga territoret palestineze.

Nuk pritet që sekretari Powell t’i fillojë takimet me zyrtarë izraelitë dhe palestinezë deri nga mesi i javës së ardhshme. Mirëpo, ai e ka bërë të qartë dje se Izraeli nuk duhet të shfrytëzojë këtë periudhë për të vazhduar fushatën e tij ushtarake në territoret palestineze. Gjatë një konference me gazetarë, pas takimit me ministrin e jashtëm jordanez, sekretari Powell theksoi se presidenti Bush, në deklaratën e tij të ditës së enjte mbi politikën ndaj Lindjes së Mesme, foli për një tërheqje të menjëhershme.

”Presidenti pret, theksoi zoti Powell, që inkursionit t’i jepet fund dhe se procesi i tërheqjes do të fillojë sa më shpejt që të jetë e mundur, apo pa vonesë. Kjo kërkesë e presidentit, tha sekretari Powell, nuk ka të bëjë me vizitën time në rajon.”

Sekretari Powell theksoi se ndërsa ndalimi i gjakderdhjes midis izraelitëve dhe palestinezëve është përparësia e tij e menjëherëshme, dimensioni politik i krizës është poaq i rëndësishëm dhe se administrata e presidentit Bush kërkon rifillimin e bisedimeve të paqës sa më shpejt që të jetë e mundur.

XS
SM
MD
LG