Lidhje

Trupat britanike në kërkim të talebanëve - 2002-04-16


Qindra trupa britanike iu bashkuan ushtarëve amerikanë dhe afganë në një operacion në shkallë të gjerë kundër luftëtarëve të Al-Qaidës dhe atyre talebanë që mendohet se fshihen në malet e Afganistanit lindor.

Operacioni, i cili duket se filloi disa ditë më parë, u njoftua sot në Bazën Ajrore të Bagramit, në veri të Kabulit. Ky është misioni i parë i madh i trupave britanike në Afganistan dhe e para herë që Marinsat Mbretërorë angazhohen në operacione luftimi që nga lufta e ishujve Falkland 20 vjet më parë.

Një zëdhënës britanik tha se ushtarët aleatë do të ndërmarrin operacione spastrimi në krejt rajonin, i cili më parë njihej si bazë e al-Qaidës dhe e talebanëve. Zëdhënësi nuk dha hollësi të tjera.

XS
SM
MD
LG