Lidhje

Vlerat e Lulebasanit - 2002-04-17


Rezulatet e një studimi të gjërë mbi vlerat shëruese të kësaj bime u botuan më 9 prill në revistën e shoqatës amerikane të mjekësisë. Studimi jep një përgjigje mjaft të prerë se si qetësues nervor, lulebasani ka shumë pak vlera.

Një në çdo 6 amerikanë vuan nga depresioni, dhe ilaçi në formë tableti i prodhuar nga lulebasani mund të gjendet në farmaci pa recetë si në Shtetet e bashkuara edhe në disa vende të Evropës ku ky ilaç përdoret si bazë për trajtimin e depresionit.

Mjeku Jonathan Davidson dhe koleget e tij pranë universitetit Duke kryen prova në mbarë vendin me rreth 300 pacientë. Disa pacientëve iu dhanë tabletet e prodhuar nga lulebasani, disa të tjerëve ilaçe antidepresive si Zoloft.

Pas studimit të këtyre rasteve, dhe krahasimeve me ilaçet e tjera, mjekët arritën në përfundimin se lulebasani nuk ka ndonjë vlerë të veçantë përsa i përket trajtimit të personave që vuajnë nga depresioni.

XS
SM
MD
LG