Lidhje

Bush priti kryeministrin e Libanit në Shtëpinë e Bardhë - 2002-04-17


Presidenti Bush dhe kryeministri libanez, Refik Hariri, u takuan dje në Shtëpinë e Bardhë për bisedime mbi gjendjen në Lindjen e Mesme. Zoti Hariri u tha gazetarëve pas bisedimeve se ai kishte bërë thirrje për tërheqjen izraelite nga zonat e pushtuara palestineze të Bregut Perëndimor. Ai tha se misioni i sekretarit amerikan të shtetit, Colin Powell, në Lindjen e Mesme duhet shikuar si fillim i një procesi. Kryeministri Hariri tha se Libani kërkon arritjen e një paqeje të gjithanëshme rajonale ku të përfshihen Libani, Siria dhe palestinezët.

XS
SM
MD
LG