Lidhje

Një mikro-procesor i ri - 2002-04-17


Kjo është një teknologji e përdorur prej dekadësh tek kafshët. Shkencëtarët thonë se një mikroprocesori i vogël sa një kokër orizi mund të vendoset nën lëkurë dhe nëpërmjet një skanimi të shpejtë, mjekët mund të tërheqin të gjitha të dhënat mjekësore të pacientit.

Mjeku Richard Seelig është njeriu i parë me këtë mikro procesor të transplantuar nën lëkurë. Ai thotë se procesi i vendosjes së mikroporcesorit është i thjeshtë. Atij iu desh vetëm një dozë e vogël anestezie dhe i gjithë procesi zgjat vetëm 7 sekonda.

Jef Jacobs vuan nga efektet e kimo therapisë dhe rezeve për kurimin e sëmundjes Hoxhkins. Ai mendon se një miproprocesor në trup do t’i ndihmonte mjekët të kuptojnë gjëndjen e tij shëndetsore dhe ta trajtojnë atë menjëherë kur ai pushtohet nga dhimbjet dhe shkon urgjentisht në spital.

Megjithatë këto janë vetëm plane. Shkencëtarët tashmë i kanë paraqitur agjencisë për ushqime dhe ilaçe kërkesën që mikroporcesori të përdoret edhe tek njerëzit.

XS
SM
MD
LG