Lidhje

Rezultat i papritur në Francë - 2002-04-22


Në Francë, partitë kryesore politike po u bëjnë thirrje votuesve të mos e zgjedhin udhëheqësin e së djathtës ekstreme, Zhan Marie Le Pen, në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale që do të zhvillohen muajin e ardhshëm.

Zoti Le Pen, i cili arriti një fitore të papritur duke u radhitur i dyti në zgjedhjet e djeshme, do të ketë përballë presidentin e tanishëm, konservatorin Zhak Shirak në raundin e dytë. Anketat e zhvilluara me votuesit tregojnë se zoti Le Pen i fitoi shumë nga votat në sajë të fushatës së tij të fuqishme në favor të forcimit të rendit.

Mjetet franceze dhe evropiane të informimit i quajtën rezultatet e zgjedhjeve të djeshme një tërmet politik. Gazeta Sun e Londrës shkruante se kjo ishte ditë turpi për Francën. Anketat paraprake tregojnë se presidenti Chirac do të fitojë me lehtësi në raudin e dytë që do të zhvillohet më 5 maj.

XS
SM
MD
LG