Lidhje

Ojdaniç iu dorëzua zyrtarëve të Hagës - 2002-04-25


Ish shefi i shtabit të ushtrisë jugosllave, gjenerali Dragoljub Ojdaniç iu dorëzua zyrtarëve të Gjykatës së Hagës ku do të përballet me akuzat për krime lufte. Gjenerali shkoi me avion nga Beogradi në Amsterdam, dhe prej andej u dërgua menjëherë për në qendrën e paraburgimit të kësaj gjykate në periferi të Hagës.

Gjykata ndërkombëtare ka ngritur akuza kundër gjeneralit për rolin e tij në konfliktin e Kosovës. Ai është i pari ndër 6 personat e dyshuar për krime që pranon t’i dorëzohet vetë gjykatës. Javën e kaluar, autoritetet jugosllave u kërkuan 23 personave të dyshuar ndaj të cilëve është ngritur padi nga Gjykata e Hagës që të dorëzoheshin vetë përndryshe do të arrestoheshin.

Dje, autoritetet jugosllave nxorën urdhëra arresti për personat që refuzuan. Zyrtarët thanë se 5 nga gjashtë personat kanë rënë dakord t’i përmbahen afatit prej dy javësh të vendosur nga qeveria jugosllave. Ish oficerit të ushtrisë, Mile Mrksiç i është dhënë një zgjatje prej 30 ditësh për arësye shëndetësore.

XS
SM
MD
LG