Lidhje

Izraeli nuk bashkëpunon me OKB-në - 2002-04-30


Qeveria izraelite vendosi përsëri që të mos bashkëpunojë, tani për tani, me një ekip të Kombeve të Bashkuara për gjetje faktesh, i cili kërkon të vizitojë kampin e refugjatëve palestinezë në Jenin të Bregut perëndimor.

Me anë të një deklarate, ministrat e kabinetit izraelit thanë se Izraeli ka ngritur një numër çështjesh, për të cilat mendon se duhen zgjidhur para se të mund të bëhet një shqyrtim i drejtë se ç’ndodhi në Jenin. Kampi i refugjatëve ishte skenë e disa prej luftimeve më të ashpra gjatë ofensivës ushtarake të Izraelit në Bregun Perëndimor.

Fillimisht Izraeli ra dakord që ekipi për gjetje faktesh të shkonte në Jenin, por më vonë u tërhoq, duke shprehur shqetësimin se misioni nuk do të ishte i paanshëm dhe do të mbante qëndrim kundër Izraelit. Palestinezët thonë se forcat izraelite masakruan qindra civilë, akuzë që Izraeli e hedh poshtë.

XS
SM
MD
LG