Lidhje

Musharaf fitimtar - 2002-04-30


Votuesit në Pakistan mbështetën me shumicë dërmuese kërkesën e presidentit të tyre Pervez Musharaf për ta zgjatur mandatin e tij edhe për 5 vjetë të tjerë. Kryetari i komisionit të zgjedhjeve njoftoi rezultatin përfundimtar të votimit sot në Islamabad, duke thënë se gati 44 milion votues shkuan dje në qendrat e votimit.

Pjesëmarrja e njoftuar është më shumë se sa dyfishi i parashikimeve të ekspertëve para hapjes së qendrave të votimit. Shifrat tregonin se referendumi për zgjatjen e presidencës së zotit Musharaf kishte mbështetjen e më shumë se 98 përqind të elektoratit. Më parë, udhëheqësit e opozitës dhe komisioni i pavarur për të drejtat e njeriut ngritën akuza për parregullsi të shumta në votime dhe për pjesëmarrje shumë më të vogël. Gjenerali Musharaf mori pushtetin më 1999.

XS
SM
MD
LG