Ilaçi Claritin kundër alergjisë është medikamenti më i përdorur në Shtetet e Bashkuara. Për vite, ky ilaç, i shitur vetëm me recetë, ka qënë edhe një burim i madh fitimi për firmën farmaceutike Schering-Plough.
Por kohët e fundit agjencia për ushqime dhe ilaçe vendosi që ilaçi klaritin të shitet pa recetë duke i ka shtyrë edhe firmat e tjera që të marren me prodhimin e këtij ilaçi.
Kjo ka bërë që firma Shering-Plough të paraqesë një ilaç tjetër akoma më të efektshëm të quajtur Clarinex. Por kritikët thonë se klarinex nuk ka ndonjë ndryshim të madh nga klaritini dhe se reklamat e bujëshme nga ana e firmës Schering bëhen vetëm për të tërhequr blerësit.