Lidhje

Shtyhet gjyqi i rrëmbyesve të gazetarit Pearl - 2002-05-03


Gjyqi i katër ekstremistëve islamikë të akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e gazetarit amerikan në Pakistan, Daniel Pearl, u shty deri të hënën. Gjykata e anti-terrorizmit e mbajti seancën e vet të shkurtër me dyer të mbyllura sot në një burg të sigurisë së lartë në qytetin jug-perëndimor të Hajderabadit.

Kryeprokurori u tha gazetarëve se gjykatësi e shtyu seancën gjyqësore, sepse avokatët mbrojtës të disa prej të akuzuarve nuk u paraqitën në seancë. Gjyqi u zhvendos nga Hajderabadi në Karachi me kërkesë të prokurorisë. Gazetari i Wall Street Journal, Daniel Pearl, po punonte për një shkrim mbi terrorizmin kur u zhduk në Karachi, më 23 janar.

XS
SM
MD
LG