Lidhje

Vrasje në Holandë - 2002-05-07


Personi që dyshohet si vrasësi i politikanit të ekstremit të djathtë, Pim Fortejn, pritet të paraqitet sot para gjykatësit në Amsterdam. Autoritetet nuk kanë bërë të njohur identitetin e të dyshuarit 32 vjeçar dhe ndonjë motiv për vrasjen. Policia tha se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit gjeti një sasi municionesh si dhe materiale ambjentaliste.

Dje, kryeministri holandez Vim Kok tha se zgjedhjet e përgjithshme do të zhvillohen sipas planit më 15 maj. Zoti Fortejn, i njohur për retorikën e tij kundër imigracionit dhe mënyrën e hapur të jetesës prej homoseksuali, u vra të hënën përjashta një radio-stacioni në qytetin Hilversum pasi kishte dhënë një intervistë.

XS
SM
MD
LG