Lidhje

Hanssen dënohet me burgim të përjetshëm - 2002-05-11


Një gjykatë federale në afërsi të Uashingtonit, dënoi me burgim të përjetshëm, një nga tradhtarët më famëkeq në historinë e Shteteve të Bashkuara, spiunin Robert Hanssen.

Ish-agjenti i Byrosë Federale të Hetimeve, e pranoi fajësinë korrikun e kaluar, duke pohuar se i kishte shitur Moskës sekrete për 20 vjet me radhë, si shkëmbim për diamante dhe para. Zyrtarë amerikanë thonë se Hanssen mendohet të jetë spiuni që ka shkaktuar dëmet më të mëdha duke i dhënë sekrete të Shteteve të Bashkuara një vendi të huaj.

Ata thonë se veprimtaria e tij gjatë Luftës së Ftohtë, është pjesërisht përgjegjëse për vdekjen e një prej burimeve më të mira të zbulimit amerikan, gjeneralit të ushtrisë ruse me emër kodi “Top Hat”, i cili u ekzekutua në vitin 1986. Hanssen mund të ishte dënuar me vdekje, por u dënua me burgim të përjetshëm, për shkak se bashkëpunoi me hetuesit.

XS
SM
MD
LG