Lidhje

Lëvizja pro pavarësisë fituese në Mal të Zi - 2002-05-14


Nga rezultatet e para të zgjedhjeve vendore në Mal të Zi del se lëvizja pro-pavarësisë ka fituar në 11 nga të 19 komunat. Zgjedhjet e djeshme ishin për këshillat e fshatrave dhe të qyteteve. Rezultatet zyrtare pritet të shpallen brenda kësaj jave. Zgjedhjet shiheshin si prova e parë e madhe për Presidentin Millo Gjukanoviç qysh nga nënshkrimi i marrëveshjes për ristrukturimin e Federatës jugosllave. Vendimi i zotit Gjukanoviç për nënshkrimin e marrëveshjes, sipas së cilës Mali i Zi binte dakord të ruante federatën me Serbinë për një periudhë tre vjeçare, bëri që disa grupe të cilat e mbështesnin atë në parlament, ta tërhiqnin përkrahjen për qeverinë e tij. Partia Social-Demokrate dhe Aleanca Liberale kishin kërkuar një referendum të shpejtë për pavarësinë nga Federata jugosllave. Presidenti Gjukanoviç është ndeshur gjithashtu me kundërshtimin e fortë të atyre që kërkonin ruajtjen e federatës.

XS
SM
MD
LG