Lidhje

Mrksiç në Gjykatën e Hagës - 2002-05-15


Një ish-gjeneral i ushtrisë jugosllave deklaroi në gjykatën e Hagës se është i pafajshëm në lidhje me akuzat për rolin e tij në vrasjen e të paktën 200 banorëve jo-serbë në afërsi të qytetit Vukovar në vitin 1991.

Mile Mrksiç iu dorëzua dje gjykatës bashkë me ish udhëheqësin e forcave serbe të Kroacisë Milan Martic, i cili do të dalë para gjykatës të martën.

Mbi zotin Mrksic rëndojnë 6 akuza për krime lidhur me rrahjen dhe vrasjen e personave jo-serbë të nxjerrë nga spitali i Vukovarit, përfshirë pacientë dhe personel mjeksor, pas rënies së qytetit në duart e serbëve gjatë luftës së Kroacisë për pavarësi.

XS
SM
MD
LG