Lidhje

Arafati duhet t'i pasojë fjalët me vepra - 2002-05-16


Zyrtarët palestinez thanë se forcat izraelite qëlluan dhe vranë një anëtartë të shërbimeve palestineze të sigurimit sot në Ramallah të Bregut Perendimor.

Ata thanë se trupat izraelite gjithashtu arrestuan të paktën një palestinez gjatë një inkursioni të shkurtër në qytet herët në mëngjes. Ndërkohë Shtëpia e Bardhë ka lavdëruar premtimin e udhëheqësit palestinez Yasser Arafat për reforma në Autoritetin Palestinez por presidenti Bush tha gjithashtu se ai kërkon të shohë veprime.

Dje në një fjalim në Këshillin Legjislativ palestinez zoti Arafat bëri thirrje për një rishikim të të gjitha zyrave ministeriale dhe administrative si dhe forcave të sigurimit.

XS
SM
MD
LG