Lidhje

Al-Kaida përgjegjëse për sulmin në Tunizi - 2002-05-18


Një komandant i al-Kaidës thotë se rrjeti terrorist i Osama bin Ladenit mban përgjegjësinë për sulmin e muajit të kaluar kundër një sinagoge në Tunizi, që shkaktoi vdekjen e 19 vetave, shumica turistë gjermanë.

Abdel Azeem al-Muhaxhir i tha një gazete arabe që botohet në Londër se shoferi i kamionit me karburant që shpërtheu tek sinagoga Ghriba në ishullin tunizian Xherba, ishte një nga vëllezërit në organizatën al-Kaida, siç u shpreh ai. Komentet e tij janë pretendimet e para të bëra nga një person i identifikuar si komandant në organizatën al-Kaida që lidhin rrjetin me shpërthimin vdekjeprurës të 11 prillit.

Zyrtarë gjermanë kanë deklaruar se kanë prova që lidhin sulmin me rrjetin al-Kaida.

Zoti al-Muhaxhir i tha gazetës se al-Kaida nuk është shkatërruar nga lufta e udhëhequr prej Shteteve të Bashkuara kundër terrorizmit. Në të njëjtën kohë, ai u zotua se në një të ardhme të afërt amerikanët do të pësojnë atë që ai e cilësoi si një goditje të dhembëshme.

XS
SM
MD
LG