Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara përfundon sot një turne evropian tri-ditësh me një fjalim në radio drejtuar popullit afgan.
Duke folur në kryeqytetin çek, Pragë përmes radios Evropa e Lirë, e financuar nga Shtetet e Bashkuara, zonja Bush pritet të përçojë angazhimin e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre për të ndihmuar Afganistanin.
Zonja e Parë amerikane vizitoi gjatë turneut evropian, Parisin, Budapestin dhe Pragën. Ajo do të takohet nesër në Berlin me Presidentin Bush, para se çifti të shkojë në Moskë për një takim të nivelit të lartë amerikano-rus.