Lidhje

FBI-ja merr masa të reja sigurimi - 2002-05-29


Drejtori i Byrosë Federale të Hetimeve, Robert Mueller, ka në plan të njoftojë disa masa të reja për të përmirësuar aftësitë e agjencisë në mbrojtjen e vendit nga terrorizmi.

Pritet që sot në Washington zoti Mueller së bashku me prokurorin e përgjithshëm John Ashcroft të njoftojnë masa të reja, që synojnë të përmirësojnë format e mbledhjes dhe analizës së informacionit të zbulimit.

Këto masa ka të ngjarë të përfshijnë forcimin e përpjekjeve të FBI-së kundë rterrorizmit në Washington dhe shtimin e bashkëpunimit me CIA-n. Masat e planifikuara pasojnë njoftimet se me sa duket FBI-ja nuk i kapi ose i la në heshtje shenja të mundshme vitin e kaluar se terroristët po planifikonin një sulm madhor kundër Shtetet e Bashkuara

XS
SM
MD
LG