Lidhje

Vrsja e forcave armike efket dytësor për sigurinë afgane - 2002-06-02


Komandanti i forcave ushtarake të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara në Afganistan, gjeneral lejtnant Dan McNeill, tha se përparia e tij kryesore është të ndjekë dhe të vrasë forcat dredharake talebane dhe të al-Kaidës.

Gjenerali McNeill tha se mendon që forcat e mbetura armike do të përpiqen të destabilizojnë qeverinë e re afgane. Në një intervistë me gazetën New York Times, ai tha dje se vrasja e këtyre forcave do të ketë efekt dytësor në ruajtjen e sigurisë së nevojshme për themelimin e administratës së re afgane.

Mirëpo, gjenerali amerikan tha se nuk ka në plan t’i përdorë trupat e koalicionit për të ndihmuar në ruajtjen e sigurisë në gjithë Afganistanin. Ai theksoi se nuk po përpiqet të krijojë një prani të përhershme ushtarake në Azinë Qendrore.

Ndërkohë, ushtria amerikane ka filluar hetimet rreth incidentit, në të cilin forca speciale amerikane në Afganistan hapën zjarr gabimisht ndaj një grupi aleatësh afganë, duke menduar se ishin pjesëtarë të forcave armike dhe vranë tre prej tyre.

Afganët janë ankuar për një numër incidentesh në rajon, në të cilat forcat amerikane kanë vënë gabimisht në shënjestër afganç që nuk ishin anëtarë të forcave talebane apo të al-Kaidës.

Gjendja është ndërlikuar nga përleshjet mes udhëheqësve të fisnore vendase.

XS
SM
MD
LG