Procesi i paqes në Maqedoni nuk shkon ashtu sic pritej sepse tek pala maqedonase ekziston bindja se marrëveshja e Ohrit është dicka e imponuar nga jashtë dhe se gjithë kriza në Maqedoni është fryt i një komploti ndërkombëtar kundër stabilitetit të këtij vendi. Kryetari i PDSH-së, Arbër Xhaferri, thotë se kështu bëhen pengesa të herëpashershme për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit. Zoti Xhaferri shton se ka edhe një cështje tjetër taktike, sic është edhe ai me fenomenin Çoviç në Kosovë, fenomeni i hapjes së negociatave të përhershme, për cdo cështje.
“Në maqedoni, por edhe në Kosovë zbatohet një strategji e koordinuar fare mirë për të negociaur cdo ditë për cdo cështje”. Kryetari i PDSH_së Arbër Xhaferri kundërshton ashpër idenë e palës serbe dhe maqedonase sic thotë ai, për të shpjeguar gjithcka në prizmin e konspiracionit, por thekson se është optimist për zbatimin e marrëveshjes së paqes. Ai nënvizon se procesi historic është në favor të shqiptarëve dhe se marrëveshja e paqes do të zbatohet në mënyrë optimale. “Realiteti që të shpon sytë në Maqedoni ishte pabarazia e shqiptarëve, shqetësimet do të vazhdojnë derisa të përfundojë procesi i barazisë së shqiptarëve në system”.
Cështja shqiptare është pasojë e shthurjes së një sistemi dhe hapjes objective të kauzës së shqiptarëve, të të drejtave të statusit të tyre. Zoti Xhaferri thekson se nëse nuk fillon të zgjidhet me modalitete të ndryshme çështja shqiptare, ajo do të vazhdojë të funksionojë si çështje e pazgjidhur.
Zoti Xhaferri është optimist për bashkërendimin e politikës shqiptare në Maqedoni, duke thënë se ky bashkërendim është në nivel shumë më të lartë në Maqedoni sesa kudo tjetër tek shqiptarët. Ai shton se kjo nuk duhet parë si idil, por në atë se cfarë cilësie politike sjell.
Partia e re e dalë nga ish-strukturat e UCK-së, e kryesuar nga Ali Ahmeti, është e mirëpritur nga PDSH. Megjithatë zoti Xhaferri nuk komenton ende nëse kjo parti do të jetë aleate, partnere apo bashkërenduese. Ai thotë se kjo do të varet nga kuadrot, strategjia e saj, megjithatë thekson se PDSH do të bashkëpunojë me të.
Cështja e hapjes së problemit të kufirit midis Maqedonisë dhe Kosovës pas marrëveshjes midis Shkupit dhe Beogradit për të, është sic thekson zoti Xhaferri cështje e një veprimi mjaft dinak të Serbisë. “Eshtë një strategji e përjetësimit të konfliktit, e përjetësimit të kontesteve të natyrave të ndryshme. Me këto hektarë tokë që iu dha Maqedonisë, as nuk u pasurua Maqedonia, as nuk u varfërua Kosova, por u ngatërruan edhe më shumë relacionet fqinjësore, por edhe të popujve të Ballkanit, karshi faktorit ndërkombëtar. Ishte një projekt dinak. Në mënyrë të pavetëdishme, të dy parlamentet, u futën në një relacion jo-produktiv, në një antagonizëm, që do t’i sjellë favore vetëm elementit serb në Ballkan”.
Kryetari i PDSH-së, thekson po ashtu se as pala shqiptare nuk vepron në mënyrë sistematike që të bindë palën palën maqedonase dhe aleatë më të fuqishëm në Ballkan nuk kanë sesa faktorin shqiptar, por edhe pala maqedonase, por edhe pala maqedonase është e ngulitur në traditën anti-shqiptare, të kultivuar në dekadat e fundit, nga autoritetet jugosllave, të prira nga diplomacia, apo interesat gjeo-politike të faktorit gjeo-serb.
Zoti Xhaferri e lë të hapur mundësinë e daljes së tij nga politika e përditshme në Maqedoni duke thënë se kjo do të varet nga rezultatet e zgjedhjeve të shtatorit dhe gjendja e tij shëndetsore.