Lidhje

Sharon takohet me Blair - 2002-06-12


Kryeministri izraelit Ariel Sharon takohet sot në Londër me homologun e tij britanik Tony Blair, për bisedime që pritet të përqëndrohen në përpjekjet për paqe në Lindjen e Mesme.

Zoti Sharon po kthehet në Izrael pas një vizite këtu në Washington, ku u takua me presidentin Bush dhe zyrtarë të tjerë amerikanë për të diskutuar mbi konfliktin izraelito-palestinez.

Kohët e fundit, presidenti Bush u këshillua me presidentin e Egjiptit, Hosni Mubarak dhe ka në plan të zhvillojë bisedime po këtë javë me ministrin e Jashtëm të Arabisë Saudite, princin Saud al-Faisal.

Sekretari i Shtetit, Colin Powell, thotë se Presidenti Bush do të shpallë së shpejti planin e tij për ta çuar përpara procesin e paqes në Lindjen e Mesme.

XS
SM
MD
LG