Policia franceze arrestoi 5 pesona që besohet se kanë lidhje me Richard Reid, personi që po mbahet në burg nën akuzat se është përpjekur të hedhë në erë një avion me anë të lëndëve shpërthyese të fshehura në këpucët e tij.
Autoritetet policore thonë se dy nga të dyshuarit e arrestuar sot jashtë Parisit ishin pakistanezë dhe tre të tjerët përshkruhen si afrikano-veriorë.
Policia thotë se gjithashtu ka konfiskuar armë. Nuk u bë menjëherë e ditur lidhja e këtyre arrestimeve me Richard Reid, i cili po mbahet në burg në Shtetet e Bashkuara i akuzuar nga qeveria federale se është përpjekur të hedhë në erë një avion dhjetorin e kaluar përmes ndezjes së fitilit të lëndës shpërthyese në këpucët etij.
Zyrtarët amerikanë mendojnë se Richard Reid nuk ka vepruar i vetëm në përgatitjen e eksplozivit.