Lidhje

Karzai kërkon të zgjedh vetë kabinetin e tij të qeverisë - 2002-06-18


Delegatët e Këshillit të Madh të Afganistanit, Loya Xhirga, nuk kanë rënë ende dakord mbi çështjen e përfaqësimit në parlament dhe zgjedhjen e një qeverie të re kalimtare.

Lajmet nga Kabuli bëjnë të ditur se presidenti i sapozgjedhur afgan, Hamid Karzai pritet të njoftojë sot kandidatët e tij për postet më të larta të kabinetit.

Po sot, shumë delegatë kundërshtuan një propozim të zotit Karzai për të zgjidhur mosmarrëveshjet mbi krijimin e një parlamenti të ri afgan.

Disa delegatë janë ankuar se zoti Karzai po e kufizon rolin e Këshillit të Madh, i cili ishte ngarkuar më parë me mandatin për të miratuar anëtarët e kabinetit dhe për të zgjedhur anëtarët e parlamentit kalimtar.

XS
SM
MD
LG