Lidhje

Kanceri i Lekurës - 2002-06-18


Në këtë përfundim arritën shkencëtarët në Australi, vendi me rastet më të shumta të kancerit të lëkurës. Thuhet se 50 përqind e 19 milionë banorëve të Australisë parashikohet të preken nga një lloj kanceri i lekures gjatë jetës së tyre. Forma më e rëndë e kancerit të lëkurës është Melanoma.

Mjekët thonë se zakonisht nuk është vetëm sasia rrezeve të diellit që mund të shkaktojë kancerin, por edhe mënyra se si njerëzit i marrin këto rreze. Për shembull një person që gjatë gjithë javës punon brenda, larg rrezeve të diellit dhe fund javën e kalon në plazh nën diell ka më shumë gjasa të preket nga Melanoma.

**************************************

Gjatë një operacioni në zemër 7 vjet më parë, mjekët zbuluan se pacienti Larry Stokes vuante nga aneurizmi i aortës abdominale.

Që nga ajo kohë mjekët e kanë mbikqyrur me kujdes dhe tani ajo sa vjen e zmadhohet. Shpresoj se do të bëjnë diçka, thotë ai.

Tani Larri ndodhet përpara një dileme. Po të mos operohet, arteria e zmadhuar mund të çahet duke rrezikuar jetën. Por gjendja e sëmurë e zemrës së tij mund t’a bëjë të rrezikshëm ndërhyrjen kirugjikale.

Aneurizmi i aortës abdominale do të thotë zmadhim i aortës; arteri kryesor që kalon nga zemra në mbarë trupin deri tek këmbët. Në se muret e aortës dobësohen, ato mund të çahen, duke shkaktuar hemoragji. Kjo e bën të domosdoshme ndërhyrjen e menjëherëshme kirurgjikale.

Gjatë një studimi disa vjeçar mjekët vunë re se 10 përqind e personave me zmadhim të aortës nga 5, 5 deri në 6, 9 centimetra përfundojnë në çarje të arterit brenda një viti, dhe si rrjedhim në operacion. Ndërsa tek personat tek të cilët vena e aortës zmadhohet deri në 8 centimetra ose më shumë, 25 përqind e tyre përfundon në operacion.

Rezultatet e studimit u botuan në numrin e fundit të revistës së shoqatës amerikane të mjekësisë. Mjekët thonë se këto të dhëna janë të nevojëshme për të balancuar rrezikun e operacionit me rrezikun e çarjes së aortes.

Doktor Frank Lederle, pranë spitalit të veteranëve në Mineapolis, thonë se pacienët duhet të shkojnë tek mjeku të paktën 1 herë në 6 muaj për të vlerësuar gjendjen e aortës.

*************************************

Ushtrimet fizike mund të ndihmojnë në trajtimin e depresionit. Por megjithëse shumica e neurologëve janë dakord se një jetë aktive ndihmon, pak prej tyre janë gati të rekomandojnë ushtrimet fizike si alternativë ndaj ilaçeve antidepresive dhe formave të tjera terapike.

Kjo për arsye se shumë studime në këtë fushë nuk kanë arritur në ndonjë përfundim të caktuar. Por përse njerëzit ndihen më mirë pas një vrapi në natyrë apo pas ushtrimeve fizike.

Kjo, thonë mjekët, duket se ka një numër arsyesh, përfshi rritjen e nivelit të substancave kimike në tru, krahas ndryshimit të stilit të jetesës që mund të rezultojë kur një person bëhet fizikisht aktiv.

XS
SM
MD
LG